Thyen këmbën, vdes në spital

07/06/2011 12:00

Një 46 vjecar që theu vetëm këmbën në një aksident automobilistik humbi
jetën në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka revoltuar familjarët e tij, të
cilët kanë kërkuar të dinë nga mjekët se përse 46-vjecari Ferdinand Merkaj
humbi jetën. Ata kane debatuar ashper me mjeket e spitalit te Beratit.Familjaret e te ndjerit akuzojne mjeket se nuk i kane dhene ndihmen e duhur te aksidentuarit. Ndersa viktima qe kurohej per kemben e thyer humbi jeten per shkak te traumes se melcise.

Mjeket qe kane kuruar te aksidentuarin japin argumentat e tyre per kete ngjarje.

“Pacienti i aksidentuar u paraqit ne sallen e operacionit ne gjendje te rende. Gjate kohes qe po reanimohej, per gjendjen e rende qe kishte u vendos qe te transportohej ne Tirane”, thone mjeket.

Prokuroria e Beratit ka ne dore tashme padine e bere nga familjaret e te ndjerit nga ekipit mjekesor te spitalit te Beratit.

Top Channel