Ushqimet OMGJ, me pasoja

06/06/2011 15:00

Pas viteve 90-të, nga ushqimet bio, Shqiperia  u ekspozua menjehere ndaj
produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren
hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme, të pakontrolluara, të
cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

Mjekët gjinekologë shprehen, se një ndër pasojat është ulja e moshës së menstruacioneve tek vajzat, tashme ne 12 vjec.

Drejtoresha e maternitetit “Koco Gliozheni”, Rubena Moisiu thotë se injektimi i ushqimeve me hormone ndikojnë në shëndetin e vajzave. Nje tjeter faktor konsiderohet ndryshimi i klimes ne kushtet e ngrohjes globale. Ulja e moshes se menstruacionit ndonese nuk konsiderohet, semundje shoqerohet me nje sere rrisqesh pasi ato sjellin marredhenie te hershme seksuale.

Ndonese vite me pare nuk konceptohej nje vajze e klases se 8 te kryente marredhenie seksuale, tashme ato ndodhin edhe ne klasen e 6 apo te 7.

“Kjo sjell ardhjen e pjekurise seksuale ne nje moshe fare te vogel. Më pas kemi sjellje të ndryshme seksuale që nuk janë të përgjegjshme dhe që rrezikojnë të ardhmen e një vajze”, thotë Mosiu.

Sipas zonjes Moisiu nje tjeter rrisk jane edhe kanceri i mitres dhe i vezoreve. Nga ana tjeter sa me e hershme pjekuria seksuale aq me e shpejte  periudha e menopauzes.

Nderkohe Teuta Pipa, mjeke prane nje shkolle te mesme ne kryeqytet, tregon se eshte ulur ndjeshem mosha kur vajzat nisin jeten seksuale. Ajo tregon majdje rastin e nje gjimnazisteje shtatzene

“Gjimnazistët kanë një interes për të marrë njohuri dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale. Vetëm disa ditë më parë patëm rastin e një vajze 16-vjecare, shtatzënë”, thotë Pipa.

Sipas Pipes ndonese te rinjte tashme shkojne per t’u konsultuar, nje rol te rendesishem duhet te luajne dhe familjet e tyre.

Top Channel