Tërhiqet paditësi i Mediut

06/06/2011 15:45

Gjykata e Larte pushon ceshtjen e radhes ndaj ish -ministrit te
Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i paditur së bashku me 29 të akuzuar të tjerë
nga banorë të Gërdecit, për plagosje të rëndë nga pakujdesia dhe padi
shkaktim dëmi.

Kesaj radhe ishte i plagosuri Zyber Lela, i cili pasi kerkoi ne Gjykaten e Tiranes shpalljen fajtor te te gjithe te akuzuarve per plagosje te rende nga pakujdesia kjo e delegoi per moskompetence ne Gjykaten e Larte per shkak te imunitetit te deputetit Mediu.

Ne nje seance te meparshme ne Gjykaten e Larte, paditesi Zyber Lela nuk pranoi te pajtohej me 30 te paditurit qe nisin qe nga ish-ministri, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem deri tek Mihal Delijorgji dhe shoqeria “Albademil”. Por kete te hene, sapo Kolegji Penal me relatore Evelina Qiraiko perfundoi apelin e paleve dhe te paditurve, ne menyre te papritur, gjykata lexoi nje kerkese te te plagosurit ne Gerdec, i cili dorehiqej nga padia e tij ndaj ish- ministrit Mediu.

Avokatet e Leles u gjenden te painformuar per kete veprim te tij dhe kerkuan te shohin kerkesen e firmosur nga i plagosuri ne nje zyre noteriale. Pasi avokatet u sqaruan me kerkesen, Kolegji Penal u terhoq per mese 40 minuta per te shpallur vendimin.
Duke qene se padia ndaj Mediut rrezohej gjykata e pushoi procesin ndaj tij, ndersa per 29 te tjeret  kompetenca i kaloi Gjykates se Tiranes.

Me heret ne Gjykaten e Tiranes procesi penal ndaj 29 te pandehurve kesaj radhe te prokurorise nuk u zhvillua per mungese te avokateve dhe disa nga te akuzuarit, qe sikurse u tha ne salle po beheshin gati per te dale para Gjykates se Larte. Kjo gje e nervozoi te vetmen banore te Gerdecit qe ndjek gjyqin, Zamira Durda, qe disa here u paralajmerua nga gjykata se do te nxirrej jashte nese fliste pa leje.

Top Channel