Kolegji nuk zbardh vendimin
06/06/2011 16:55
Opozita thote se është ende i paqartë arsyetimi ligjor ku është bazuar
Kolegji Zgjedhor në vendimin e te premtes, derisa nuk eshte bere
zbardhja e ketij vendimi, i cili sipas afateve ligjore duhej të ishte
publikuar mesditën e së hënës.
Nëpërmjet deputetit Damian Gjiknuri, Partia Socialiste shprehu shqetësimin dhe njëkohësisht denoncoi zvarritjen që po i bën Kolegji Zgjedhor zbardhjes së ketij vendimi.
I shoqëruar nga juristi Eridian Saliani deputeti Gjiknuri për pak minuta ka qëndruar në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku ndodhet edhe Kolegji Zgjedhor nga ku ka kërkuar t’i vihet në dispozicion e një kopje e vendimit.
Top Channel