Kisha e “Trojës” në Përmet

06/06/2011 15:10

Duke neglizhuar vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare, dhe nën mbështetjen e heshtur të bashkisë së Përmetit, Kisha Ortodokse ndërton natën brenda mureve të Pallatit të Kulturës, kishën e re pa leje ndërtimi dhe në një objekt që nuk është prone e saj.

Dhe kete nuk ka se si ta ndaloje as policia bashkiake, as policia ndertimore, e as ajo e rendit dhe kjo pasi, ka qene vete bashkia e ketij qytetiti, pronarja e kesaj ndertese, te pakten tre here ka derguar per miratim ne Keshillin Bashkiak nje plan rregullues te territorit te qendres se qytetit ku ne te tria rastet perfshihej nderhyrje ne Pallatin e Kultures, por qe te treja heret me shumice votash projektet jane rrezuar.

Pikerisht ne kete situate bashkia Permet ne shkelje te plote te vendimeve te gjykates ka bashkepunuar duke lejuar ne kete menyre permes nje qarkoreje jo zyrtare nisjen e punimeve per rikonstruktimin e catise se Pallatit te Kkultures.

Top Channel ka mundur te siguroje pamjet ekskluzive te asaj qe po ndodh brenda mureve te Pallatit te Kultures. Godina ne brendesi te saj eshte shkaterruar plotesisht, nderkohe qe ka nisur ndertimi i nje godine tjeter e cila mund te dallohet lehtesisht nga 10 kolonat e betonit te ngritura disa metra nga toka. Tashme gjithcka qartesohet. Brenda godines se Pallatit te Kultures “Naim Frasheri”, po ndertohet ne menyre te kundraligjshme dhe ilegale nje kishe. Duke shfrytezuar amulline aktuale politike kreret e kishes ortodokse te Permetit, mes te cileve prifti i lidhur me skandalin e zhvarrimeve ne Kosine, Vasil Thomollari, po luajne me faktin e kryer duke sfiduar hapur kete here drejtesine shqiptare, e cila ka folur me vendim te formes se prere kunder tyre.

Kroniken e plote do ta ndiqni pas edicionit informativ te ores 19:30

Top Channel