Haxhinasto-Rocen, diskutohet thellimi i Bunës

06/06/2011 15:55

Cështjet rajonale përfshi ato të infrastrukturës dhe zhvillimin e
mëtejshëm të marrëdhenieve tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ishin
në qendër te bisedimeve mes ministrit te Puneve te Jashtme Edmon
Haxhinasto dhe homologut te tij malazez Milan Rocen.

Gjate takmit i është kushtuar një vend i vecantë thellimit të lumit Buna në të dyja anët e kufirit për ta kthyer atë të lundrueshëm dhe për të parandaluar përmbytjet që kanë shkaktuar deme te medha ne të dy vendet gjate dy viteve te fundit. Qeverite e te dy vendeve kane arritur nje akord te perbashket per kete projekt, ende te pakonkretizuar.

“Kemi folur me ministrin Rocen për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore, që lidhin dy vendet tona. Një projekt i tillë që i shërben zonave të Jugut dhe Juglindjes së Malit të Zi është rruga në zonën e Plavës dhe Gucisë, e cila mund të lidhet me Podgoricën, duke kaluar nga territori shqiptar. Diskutuam edhe për projekte të tjera: për Liqenin e Shkodrës, për ruajtjen e eko-sistemit atje, për të bërë të lundrueshëm Lumin e Bunës dhe për të shfrytëzuar të gjithë potencialet e jashtëzakonshme turistike dhe ekonomike që ka zona e Verilindjes së Shqipërisë, në bashkëpunim me Malin e Zi”, tha Haxhinasto.

Ministri i Jashtem malazez gjate nje konference per shtyp u shpreh edhe per rendesine e perfundimit te rruges qe lidh Plaven me Gucine nepermjet Podgorices me malesine e shqiperise permes vermoshit.

Ne fakt pala malazeze e ka perfunduar rrugen ne territorin e saj, tani mbetet qe qeveria shqiptare te ndertoje rrugen qe lidh skajin me verior te Shqiperise me Malin e Zi, duke i dhene frymemarrje ne levizje banoreve te kesaj zone.

“Gjëja konkrete për të cilën kemi folur është se si do bëhet përcaktimi i dëmeve nga përmbytjet që ka përjetuar Shqipëria dhe Mali i Zi dy vitet e fundit, dhe si ta thellojmë shtratin e Lumit Buna, në mënyrë që të mos presim vjeshtën dhe dimrin, sepse përsëri do na ndodhin gjëra të njëjta. Kemi shprehur kënaqësinë që qytetarët tanë do mund të udhëtojnë në të dy vendet vetëm me dokumentin e identifikimit”, tha Rocen.

Ministri Rocen foli edhe nevojen e gjetjes se modeli qe do te perfshi kosoven ne te gjitha iniciativat rajonale.Kreu i diplomacise malazeze gjithashtu zhvilloi takime me presidentin e Republikes Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha.

Top Channel