Deputeti socialist Ditmir Bushati ka akuzuar qeverinë Berisha se nuk ka si objektiv të saj axhendën evropiane të Shqipërisë.
Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Bushati ka deklaruar se objektivi i vetëm i Berishës është sigurimi i pushtetit me vjedhen e votave.
“Berisha është një person që s’i intereson e ardhmja evropiane, por është një person që kërkon të kontrollojë sistemin, me filozofinë ‘ju fitoni votat, unë fitoj numërimin’”, ka pohuar Bushati.
Bushati është shprehur se, komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për një Shqipëri demokratike dhe të stabilizuar, fenomene tek të cilat vendi nuk po mbështetet.
Kjo, sipas deputetit socialist, vjen si rrjedhojë e pushtetit të vjedhur të kryeministrit dhe vendimeve ilegjitime të KQZ-së.
“Qëndrimet e përbashkëta të Ashton, Fyle, apo të Countryman kanë një emërues të përbashkët, që ka të bëjë me vendimmarrjen e dyshimtë nga një institucion si KQZ”, ka shtuar Bushati.
Top Channel