BE, 105 milionë euro mjedisit

06/06/2011 16:45

Në Shqipëri, numërohen disa zona me ndotje të lartë mjedisore, ku
lëndët, si nafta, cimentoja, celiku apo dhe bakri mund të shkaktojnë
aksidente.

Vendi yne i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, ka përgatitur projektiligjin për kontrrollin e rreziqeve nga aksidentet madhore industriale, te shkaktuara nga substancat e rrezikshme.

“Ka një ndotje masive. Ka kompani private që po punojnë shumë mirë, duke platur plane dhe investime të rehabilitimit mjedisor, por ka edhe të tjera që duhet të përgjigjen me të njëjtën përgjegjësi”, tha ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.

Edhe pse Bashkimi Europian ka dhene nga viti 2008 ne 2010 rreth 105 milone euro ne fushen e mjedisit, Shqiperia serish perballet me probleme te medha.

“Me lini te theksoj se nga viti 2008 deri ne 2010 asistenca e BE-së ka qene shume bujare. BE ka asistuar Shqiperine me 105 milionë euro ne fushen e mjedisit. angazhimi i Shqiperise ne standardet evropiane ne kete fushe matet nga veprimet e saj adaptimin e legjislacionit adekuat, planifikimim e burimeve natyrore dhe njerezore dhe implementimin te cilen do te doja ta theksoja”, tha ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

Ambasadori i Bashkimit Europian nuk sqaroi se si, ne cilat projekte jane perdorur keto para dhe cfare efekti kane patur ne mjedisin shqiptar. megjithate ai premtoi se Europa do ta ndihmoje Shqiperine, por edhe ardhmja varet nga ne.

Top Channel