Durrës, eksploziv në banesën e Drejtoreshës Arsimore

05/06/2011 13:10

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë banesës së Drejtoreshës Arsimore Rajonale në Durrës.

Ngarja ka ndodhur rreth orës 3.30 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 4 në Durrës, kur persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi tritoli në derën e apartamentit, në katin e katërt, ku banonte Mira Bllani, Drejtoresha Arsimore në Durrës.

Nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Banorët përreth pohojnë se kanë kaluar momente paniku.

Nga shpërthimi pati dëmtime edhe në dyert e disa apartamenteve të tjera. Policia thotë se po heton në disa pista, por pista më e fortë ngelet ajo e vënies së eksplozivit për shkak të detyrës.

 

Top Channel