PD: Rama ndal presioneve

04/06/2011 19:20

Partia Demokratike i ka kërkuar kryetarit socialist Edi Rama të njohë rezultatet dhe të mos bëjë presion ndaj institucioneve të pavarura.

“PD vazhdimisht është shprehur se cilido qoftë verdikti përfundimtar i këtij procesi, ne do ta respektojmë atë. E dimë që është e pamundur për Edi Ramën të pranojë një rezultat ku ai ka humbur, por rezultati është rezultat. Në vitin 2009, ODIHR i ka tërhequr vërejtje Edi Ramës për ‘propagandim’ në përpjekje që të siguronte një rezultat në favor të tij, jashtë kornizës institucionale”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.

“Pavarësisht se çfarë mund të thotë Edi Rama, të gjithë qytetarët e dinë se nuk është Gjykata ajo që vendosi për këto zgjedhje, por janë vetë kryeqytetasit. Prandaj i kërkojmë z. Rama të heqë dorë nga çdo lloj presioni nga institucionet e pavarura kushtetuese të vendit. Ndërkohë që procesi ende vazhdon, të gjitha palët duhet të pranojnë rezultatin që buron vetëm nga zëri i qytetarëve”, shtoi ajo.

Top Channel