Zgjedhjet, Orban: Si në SHBA

03/06/2011 15:35

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit mban
presidencen e radhës së Bashkimit Europian, vizitoi Tiranën, duke dhënë
një mesazh të fortë për mbështetjen e gjithënashme të Shqipërisë,
megjithë debatet politike të brendshme për shkak të zgjedhjeve.(UPDATE)

Por per Viktor Orban, i cili vjen per here te dyte ne Shqiperi si kryeminister, brenda 10 vjeteve, keto debate, sic tha ai, jo vetem nuk e habitnin, por, duke folur nga pozizioni i nje kryeministri qe ka fituar 2/3 ne parlamentin hungarez, i keshilloi shqiptaret te marrin vendimet ne interesin me te mire te tyre, pavaresisht cfare thone te huajt. Megjithate, per te dhene nje keshille mbi debatin e zgjedhjeve te Tiranes, kryeministri hungarez iu referua pervojes se zgjedhjeve presidenciale amerikane, ku fituesin mes Xhorxh Bushit dhe Al Gorit e vendosi gjykata.  

“Unë nuk mund të ndërhyj në punët e brendshme të shqiptarëve, por në parim mund t’ju them që të bëni atë që kanë bërë amerikanët. Të shihni votat, t’i numëroni dhe më pas të rehatoni dhe të prisni vendimin e gjykatave. Kjo ka ndodhur në Amerikë”, tha Orban.

Qe zhvillimet politike ne vend ishin pjese e bisedimeve zyrtare, kete e konfirmoi kryeministri Berisha, i cili tha se larg zhurmes poliitke, ne Shqiperi funksionon shteti ligjor. Per te dhene nje shembull konkret, kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetaret, garantoi se mazhoranca do te respektoje vendimin e Kolegjit Zgjedhor per Tiranen, pavaresisht nese ky do te ishte apo jo ne favor te zotit Basha.   

“Ne themelin e cdo sistemi ligji bazë është numërimi i cdo vote. Shteti ligjor do të respektohet në cdo rast”, tha Berisha.

Pervec situates politike, nje nga temat kryesore ne takimin e kryeministrit hungarez me homologun e tij Berisha dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte ceshtja e integrimit europian te vendit. Zoti Orban, i cilesuar si nje nga avokatet e zgjerimit te Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor siguroi per mbeshtetjen e perhershme te Hungarise ne realizimin e aspirates me te madhe te shqiptareve.

Duke vleresuar me nota maksimale progresin e Shqiperise gjate viteve te fundit, kryeministri hungarez u kerkoi autoriteteve shqiptare te vendosin te gjitha energjite per permbushjen e kritereve te anetaresimit, duke garantuar se cdo hap i shqiperise do te vleresohet drejt, pasi, sic tha ai, nuk eshte vetem Shqiperia qe ka nevoje per Bashkimin Europian, por edhe Bashkimi Europian ka nevoje per Shqiperine. 

Top Channel