Vetëvritet ish-kryekomunari i Vaqarrit

03/06/2011 09:50

Vetëvritet me një plumb në kokë ish-kryekomunari i Vaqarrit, Skëndër
Drita. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në komunën e Vaqarrit, ndërkohë
që trupi i pajtë është gjetur nga familjarët në banesë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës ende nuk bëjnë të ditur motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa  grupi hetimor  ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vetvrasjes.

Skënder Drita, humbi në zgjedhjet e 8 majit përballë rivalit socialist Gentian Myrta.

Top Channel