Kolegji Zgjedhor shqyrton ankesën e PS-së

03/06/2011 11:20

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e
cila konteston vendimin e KQZ-së për vlerësimin e votave te hedhura
gabim ne kuti.

Relator i kësaj çështjeje është përcaktuar gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca dhe vendimi pritet te jete deciviz per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane dhe shpalljen e fituesit.

PS-ja kërkon nga Kolegji Zgjedhor të shpallë të pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me ligjin vendimin e KQZ-së për të cilësuar si të panumëruara e të pavlerësuara fletët e votimit hedhura gabim ne kuti.

Top Channel