‘Gërdeci’, dëshmon Luan Hoxha

03/06/2011 15:05

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Luan Hoxha
ka deklaruar në seancën e radhës të procesit të Gërdecit, se vendi i
demontimit u përcaktua nga ish-ministri i mbrojtjes pa iu marrë pëlqimi
më parë shtabit.

Ish-gjeneral major Luan Hoxha, u shpreh se fillimisht ishte percaktuar fshati Berzhite i Tiranes si vend demontimi, per te cilen pas kerkeses qe u be nga Ministria e Mbrojtjes, dhe pas verifikimit te specialisteve, Shtabi i Pergjithshem e rrezoi si mundesi. Por Hoxha, tha se me nje vendim tjeter, ministri Mediu e firmosi Gerdecin pa derguar ndonje kerkese per aprovim te forcave te armatosura. Hoxha tha se urdheri i ministrit, ka ardhur per zbatim dite me vone. Sipas deshmitarit urdhri, ne baze te ligjit, duhej firmosur per zbatim dhe firma u hodh nga drejtori i kabinetit te Shtabit te Pergjithshem, ne mungese te ish-gjeneralit.

Sipas Hoxhes, ushtria nuk mund te kundeshtonte me nje urdher te dale nga Ministria e Mbrojtjes, ai pranoi se e ka vizituar Gerdecin, per nje inspektim 8 minutesh, vetem per anen ushtarake, e cila i perkiste ne baze te ligjit, ne pranine e administratorit   amerikan te SAC dhe atij shqiptar te Albademil,Delijorgji. E vetmja rezerve sipas Luan Hoxhes e administratorit amerikan ndaj ushtrise ishte fakti se duhet te kishte me shume furnizim me fisheke per demontim.

Top Channel