Gjiknuri: KQZ doli jashtë kompetencave

02/06/2011 21:55

Damian Gjiknuri, deputet i Partisë Socialiste, u shpreh se KQZ-ja ka dalë jashtë kompetencave të saj me rinumërimin e votave.

“KQZ ka dalë përtej çdo kompetence. Është një betejë politike që duhet të zgjidhet me mjete ligjore. Beteja është në Kolegjin Zgjedhor sepse KQZ për ne nuk ka fare rëndësi. Në këtë fazë të procesit KQZ-ja ka pasur vetëm detyrën e shpalljes së rezultatit”, theksoi Gjiknuri në emisionin Top Story në Top Channel.

“Ka pasur raste në SHBA dhe në Greqi ku gjykatat nuk kanë pranuar rinumërimin e votave”, shtoi Gjiknuri.

Top Channel