Gjiknuri: Kolegji të bëjë drejtësi

02/06/2011 22:30

Në përfundim të fjalës së tij në Top Story, deputeti socialist dhe një ndër hartuesit e Kodit Zgjedhor riktheksoi edhe njëherë qendrimin e opozitës se Kolegji është i vetmi organ që, sipas tij, mund të kthejë drejtësinë në vend.

Zoti Gjiknuri shtoi se shkelja e bërë nga KQZ është mjaft flagrante dhe ftoi Kolegjin të ngrihet në lartësinë profesionale për të bërë drejtësi.

“Kolegji ështtë e vetmja garanci ligjore që mund të kthejë drejtësinë, dhe këtë se themi vetëm ne, por edhe ndërkombëtarët. Shkelja është aq flagrante sa ata janë në gjendje të bëjnë drejtësi”, tha Gjiknuri.

Top Channel