Top Channel “mbulon” Shqipërinë

31/05/2011 20:15

Top Channel tashmë mund të ndiqet përmes sinjalit tokësor nga më shumë zona të vendit dhe një numër më i lartë shikuesish.

Me qëllim vazhdimin për të përmirësuar mbulimin me sinjalin e televizionit tonë, ditët e fundit janë instaluar pajisje transmetuese në pikën e Cervenakës.

Prej kësaj pike transmetuese bëhet i mundur përmirësimi i sinjalit ekzistues dhe mbulimi me sinjal i zonave të Pogradecit, Mokrës, Korcës, dhe përtej kufirit në Ohër dhe Strugë.

Por si mund të merret sinjali i Top Channel në këto zona? Të gjithë ata banorë në zonat e sipërpërmendura mjafton që antenën marrëse ta kthejnë në drejtim të pikës transmetuese të Cervenakës dhe më pas të bëjnë kërkimin manual në kanalin 53 UHF.

Top Channel mbulon aktualisht mbi 70% të territorit të vendit dhe u mundëson shikueshmërinë afro 94% të popullsisë.

Në këtë mënyrë, Top Channel përpiqet që të jetë sa më pranë dhe të ofrojë sinjalin më cilësor, për t’i ofruar më të mirën publikut shqiptar.

Top Channel