Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello rreshtohet kundër
shitjes së hidrocentraleve tek privatët, duke e cilësuar atë si një hap
tërësisht të gabuar dhe që mund të ketë kosto për ekonominë dhe
qytetarët.
Zoti Bello thotë se qeveria nuk ka asnjë arsye objektive për privatizuar prodhimin e energjisë. “Faktori politik nuk pasqyron ndonjë motiv për të kaluar në privatizim”, tha Bello.
Sipas tij edhe momenti që ka zgjedhur qeveria për të shitur hidrocentralet është më i papërshtatshmi
”Nëse nuk ke një klimë të përshtatshme ekonomike nuk mund të kalosh në privatizim, të paktën të sektorëve strategjikë. Ne kemi një krizë ekonomike ne rajon, Evropë, por edhe brenda vendit”, tha Bello. Mbajtja e prodhimit në shtet ka qenë mekanizmi kryesor, i cili ka mbrojtur sadopak qytetarët nga rritja e pandalshme e cmimit të energjisë
”Për shumë vite, qeveria duhet të zbusë rritjen e cmimit të energjisë elektrike”, theksoi Bello.
Shqipëria privatizoi fillimisht sektorin e shpërndarjes së energjisë, një privatizim që të paktën, deri tani sipas ekspertëve, është larg të qënit i suksesshëm.
Top Channel