OST, mungojnë dritat deri të premten

31/05/2011 08:25

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njoftoi dje se duke filluar nga dita e sotme (31 maj) dhe deri të premten (3 qershor) në disa zona të vendit do të mungojë energjia elektrike.

OST, ish-degë e KESH-it dhe aktualisht pronë direkte e Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë deklaron se shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike do të jetë stakimi i linjës 220 kilovoltw Tirana-Rrashbull për punime, që kompania thotë se i kishte parashikuar me kohë.

“Stakimet do te prekin zonat rurale dhe periferike të qyteteve: Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Fier dhe Vlorë, do të jenë të alternuara”, deklaron OST, nisur nga garancia që ka marrë nga kompania private, “CEZ Shpërndarje”, e cila siguron se nuk do të ketë diskriminim të konsumatorëve.

Top Channel