Londër, krijohet Aleanca Kuq e Zi

31/05/2011 09:55

Krijohet dega e Aleancës Kuqezi, në Londër ku qindra shqiptarë firmosën peticionit kundër regjistrimit mbi baza etnike.

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka zhvilluar një takim me studentë dhe pedagogë në “Westminster University”.

“Shteti duhet të jetë më i fortë, pasi të drejtat e shqiptarëve në emigracion janë të cunguara”, ka deklaruar Spahiu i cili theksoi se “fëmijët po humbasin gjuhën shqipe”.

“Aleanca Kuq e Zi program për arsimin në emigracion”, shtoi ai.

Top Channel