Dështon ligji anti-duhan

31/05/2011 15:20

Ligji kundër duhanit në vendin tonë, ndonëse vlerësohet shumë i mirë
edhe nga ekspertë të huaj, ai nuk zbatohet dhe asnjë prej lokaleve, ku nuk
lejohet duhani nuk gjobitet.

Tashme specialistet do te propozojne qe gjoba pervec menaxherit apo pronarit te lokalit t’i adresohet edhe personit qe e konsumon ate ne ambientet e ndaluara.

“Sot ligji ka patur mungesë neni në dënimin edhe të menaxherit të lokalit. Do të dënohet edhe personi më i lartë në atë institucion kur shkon Inspektoriati, edhe personi që thyen ligjin”, tha Roland Shuperka, specialist i anti-duhanit.
 
Kryeinspektori i Anglise per Duhanin vlereson ligjin shqiptar dhe insiston se duhet te jene menaxheret e lokaleve ata qe duhet te ndeshkohen.

“Të gjobiten menaxherët apo drejtuesit e lokaleve që ligji të bëhen funksionalë. Janë ata që nuk duhet të lejojnë konsumimin e duhaneit në ambientet që zotërojnë”, tha Joan Gray, kryeinspektor i Anglise per Duhanin.

Ne Shqiperi gati 40 % e popullsise konsumon duhan nderkohe 14% e tyre i perket moshes 13-15 vjec. Sipas statistikave nje ne 3 persona te kesaj moshe e kane nisur duhanin rreth moshes 10 vjec. Tendence ne rritje kane shifrat per femrat duhanpirese. Deri  me tani te gjitha tentativat per te ndaluar duhanpirjen kane deshtuar si pasoje e mosfunksionimit te nje sere institucionesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA