Gumeni: Jo pushtetit të përjetshëm

30/05/2011 21:55

Analisti shqiptar Daut Gumeni ka deklaruar se problemi në zhvillimin e kombit shqiptar vjen si pasojë e lidershipeve politike që kërkojnë pushtet të përjetshëm.

“Koha nuk kërkon pushtet të përjetshëm. Ne i fusim të palarat nën tryezë, duke harruar se ato jo vetëm qelbin shtëpinë por të gjithë mëhallën”, ka pohuar Gumeni.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, ai ka nënvizuar se një tjetër problem është mungesa e sistemeve institucionale.

“Institucionet nuk bëhen duke gënjyer veten. Sistemin më të mirë që ka gjithë bota duhet të marrim dhe ne. Zgjidhja fillon tek reformat e mirëfillta e të pranuara nga të gjithë”, ka shtuar Gumeni.

Top Channel