Festime të dhunshme në Barcelonë
29/05/2011 11:20
Gjithsej 84 persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Barcelonë për shkak të prishjes së rendit publik dhe hedhjes së objekteve të forta ndaj agjentëve të policisë gjatë festimeve për fitoren e Champions nga ekipi katalanas.
37 agjentë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve.
Bilanci i të plagosurve është gjithsej 89, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Top Channel