Basha: Do të pres certifikimin e rezultatit

24/05/2011 12:30

Kandidati i Aleancës për të Qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha
deklaroi se do të presë certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve,
ndërsa theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garantoi numërimin e
cdo vote dhe dëgjimin e zërit të cdo qytetari.

Në një dalje për mediat disa orë pas shpalljes së rezultatit nga KQZ-ja, Basha u shpreh se fitorja e arritur është një fitore e demokracisë, procesi ishte i drejtë dhe transparent dhe demokracia u vu në provë pasi rezultati qe tepër i ngushtë.

“Unë besoj se ne ndryshuam mënyrën se si funksionon politika. E gjithë kjo u arrit duke vendosur ashtu sic ju e meritonit, sepse ju jeni të parët. Unë do të pres deri në përfundimin e procesit që do të vazhdojë në përputhje me ligjin”, tha Basha.

Kandidati i së djathtës ftoi të gjithë simpatizantët e të dy dyja palëve që presin me qetësi certifikimin e zgjedhjeve, pasi tani është momenti për refleksion.

Top Channel