PD: PS po bllokon rezultatin zyrtar

16/05/2011 19:40

Partia Demokratike ka akuzuar pasditen e sotme atë Socialiste, se po bllokon qëllimisht zyrtarizimin e rezultatit për Tiranën.

“Në KZAZ-në numër 49, njësia 5, që prej ditës së djeshme, numëruesit e PS, bashkë me sekretarin që ka futur në xhep vulën, janë larguar duke braktisur detyrën. Ata janë kthyer sot në orën 16, duke refuzuar cdo veprim dhe duke e shtyrë procesin për ditën e nesërme”, ka deklaruar zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj.

Sipas saj, komisionerët dhe numëruesit socialistë kanë tentuar edhe metoda të tjera për të manipuluar rezultatin, që sipas selisë blu nxjerr fitues kandidatin Lulzim Basha.

“Ata tentuan të grisnin fletët e votimit që u gjetën në një kuti tjetër dhe që i përkisnin kandidatit të PD. PS do gjithashtu të shtyjë vendimet e KQZ-së”, ka shtuar Mustafaraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA