Berisha: Votuesit të kontribuojnë për zgjedhje dinjitoze

05/05/2011 10:10

Duke folur nga varrezat e dëshmorëve ku ndodhej për të nderuar kujtimin e
të rënëve në luftë për idealet e lirisë dhe demokracisë, kryeministri
Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që më 8 maj, të japin
kontributin e tyre për një proces zgjedhor dinjitoz.

Kryeministri theksoi sot është dita për të nderuar për të rënët e të gjitha kohërave me një ndjenjë krenarie të vecantë.

Po ashtu Berisha shprehu mirënjohjen dhe respektin ndaj familjeve të të rënëve, të cilër kontribuan me jetën e njerëzve të tyre për lirinë kombëtare.

Top Channel