Zgjedhjet, Forumi Civil: Procesi të jetë i qetë

04/05/2011 12:55

Forumi Civil kërkon nga votuesit shqiptarë që të përcjellin me qetësi procesin zgjedhor të 8 majit.

Në një tryezë të zhvilluar sot, forumi kërkoi që komisionerët të respektojnë Kodin Zgjedhor, media të pasqyrojë në mënyrë të balancuar dhe vëzhguesit vendorë të ndjekin nga afër procesin zgjedhor dhe të raportojnë në kohë reale parregullsitë e mundshme.

Ish-presidenti Alfred Moisiu shprehu shqetësimin për incidentet e ndodhura gjatë fushatës dhe bëri më dije se forumi ka hartuar një listë ku kërkon nga liderët e partive t’u bëjnë thirrje mbështetësve të mos shkaktojnë incidente.

Forumi civil kërkon nga vëzhguesit e huaj të jenë të pranishëm në zonat më të nxehta elektorale, ndërsa nga ambasadorët të kenë ndikim pozitiv ndaj aktorëve politikë.

Top Channel