PS: Universitetet, të depolitizuara

03/05/2011 19:40

Partia Socialiste ka akuzuar PD-në se po përdorë politikisht univesitetet, të cilat, sipas Besnik Bares, janë të depolitizuara.

“Është e turpshme ajo që po ndodh sot në universitetet publike, është e papranueshme mënyra se si ato po keqpërdoren dhe po politizohen nga pushteti i Saliut dhe nga kandidatët e tij për qëllime elektorale, këto institucione publike. Edhe pse rregulloret e universiteteve e përcaktojnë fare qartë se ato janë të depolitizuara, godinat dhe sallat e këtyre institucioneve janë kthyer tashmë në salla mitingjesh elekttorale të Saliut dhe Lulit të Saliut”, tha Bare.

“Në cilin vend demokratik dhe evropian është e imagjinueshme të ndodhë ajo që po bën Saliu dhe Luli i tij, duke keqpërdorur politikisht studentët dhe pedagogët në këtë fushatë? Në cilin vend demokratik, kandidatët e pushtetit mund të shkelin me të dyja këmbët ligjin dhe rregulloren e universiteteve siç po bën Luli dhe kandidatët e Saliut? Në cilin vend demokratik, dekanët dhe rektorët do t’i lejonin pushtetit keqpërdorimin e institucioneve që ata drejtojnë dhunimin e pedagogëve dhe studentëve sipas tekave të pushtetit”, është shprehur Bare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA