Mitingjet, denoncon mësuesi

30/04/2011 19:25

Hyqmet Roda, zëvendësdrejtor i shkollës Fshat në Fushë-Krujë e njëkohësisht edhe mësues, është liruar  nga kjo detyrë duke u transferuar në një shkollë tjetër në fshatin Nikël të Krujës.

Ai thotë se shkak ka qenë refuzimi i Rodës për të marrë pjesë në mitingun elektoral të Partisë Demokratike.

“Ditën që do të vinte Jozefina Topalli kërkuan që ne mësuesit të firmosnim listat për pjesëmarrje në miting. Unë firmosa dhe vura shënimin që nuk vij në miting sepse shkolla duhet të jetë e depolitizuar”, shprehet Hyqmet Roda.
 
Sipas Rodës, personi që i kërkoi të firmosë listën është drejtori i shkollës Bashkim Lamaj. Por zoti Lamaj ka refuzuar të japë ndonjë koment për këtë ngjarje. I kontaktuar nga Top Channel, zoti Lamaj  tha se nuk ka mbledhur firma nga mësuesit, por nëndrjetori i larguar Hyqmet Roda shprehet se largimi i tij nga detyra është bërë për motive të pastra politike.

“Kishte shumë mësues dhe studentë në mbledhje dhe të gjithë e dinë që u firmosën listat për pjesëmarrje në miting”, shtoi Roda.

Top Channel