Berisha: Investime të tjera për Sarandën

30/04/2011 13:00

Kryeministri Sali Berisha, ndërsa prezantoi sot kandidatin e Aleancës
për Qytetarin për bashkinë e Sarandës, Edmond Gjoka, premtoi se cdo
projekt i pushtetit lokal në këtë qytet bregdetar do të mbështetet me të
gjitha potencialet e qeverisë.

Berisha premtoi investime të reja për qarkun dhe më shumë punë për zhvillimin e turizmit në Sarandë.

“Do të asfaltojmë cdo kilometër rrugë në shërbim të qytetarëve. Edmond Gjoka do ta shndërrojë votën në sukses për të gjithë sarandiotët”, tha Berisha.

Top Channel