Aleanca Kuq e Zi: Peticioni ynë në cdo skaj të vendit

30/04/2011 09:45

Aleanca Kuq e Zi vijon aksionin e saj për mbledhjen e firmave të
qytetarëve për peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza
etnike dhe fetare.

Përfaqësues të Aleancës shkuan në Skrapar, Gramsh dhe Librazhd ndërsa premtuan se do të vizitojnë cdo skaj të Shqipërisë.

“Shteti duhet të ketë më shumë respekt për veten. Duhet më shumë integritet. Do të jemi strehë për cdo shqiptar me dinjitet”, thanë përfaqësuesit.

Ndërkohë pas dates 8 Maj, Aleanca Kuq e Zi do të ndërrmarrë një aksion kombëtar për të kundërshtuar jo vetëm regjistrimin e popullsisë në bazë të etnise dhe fesë, por edhe për të ndryshuar ligjin e gjendjes civile, pasi  sipas përfaqesuesve të Aleancës, i ka hapur shteg falsifikimit te kombesise

Top Channel