Rama: Çlirohuni nga bajraktarët

29/04/2011 22:30

Krytari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka prezantuar kandidatët për kryetar komune në Bërzhitë dhe Petrelë, Adriatik Kupi dhe Ali Aliu. (UPDATE)

Rama u ka bërë thirrje banorëve të këtyre komunave të votojnë dy kandidatët për të cliruar këto dy komuna .

“Se këta bajrakatër ju vijnë nëpër shtëpi e ju ofrojnë lekë për t’iu blerë votën, lekët t’ua merrni një më një dhe votën në lule të ballit për të marrë hak sepse nuk janë lekët e tyre, por janë lekët tuaja. E nëse guxojnë t’iu vijnë me librat e shenjtë në doër që ju të betoheni, përsëri t’ua merrni lekët dhe në emër të Zotit t’i ndëshkoni për matrapazllëkun deri dhe me librat e shenjtë. Këta bajraktarë injorantë! Në 8 maj të gjithë në kutinë e votimit në një demostratë popullore të vullnetit tuaj për t’u cliruar nga kthetrat e injorancës dhe të harbutllëkut dhe për t’i hapur vetes, Petrelës, Bërzhitës një rrugë të re”, tha Rama.

Gjatë pasditës Rama ka qenë në Komunën e Farkës ku ka prezantuar si kandidat për kryetar të kesaj komune, Besim Ruçi. Më pas Rama ka prezantuar kandidatin për minibashkinë numër 8 në Tirane, ku kandidon Sadi Vorbsi që sipas Ramës nuk ka teser partie, por mban vetëm teserën e një qytetari autokton tiranas.

“Njerëzit mund të jenë të ndarë në vizione, në bindje dhe në ide, por kurrë nuk do të jenë të ndarë në mendimin se para se sa të jenë të majtë e të djathtë janë qytetare dhe qytetarë që cdo qeveri duhet t’i respektojë që kurrë më mos të ketë mësues të kërcënuar, mos ketë nënpunës të flakur nga puna, mos ketë policë të vënë nën urdhëra të paligjshëm për arsye se pushteti kërkon t’u mendjen, sjelljen, votën. Në 8 Maj votoni për t’i thënë Saliut kurrë më. Ndërkohë që 1 milion shqiptarë kërkojnë vend pune, nuk ka pse Shqipëria të mbajë në punë një kryeministër që e ka katandisur shoqërinë në këtë ndasi, gjithmonë e më të kërcënuar nga kriza e demokracisë, drejtësisë dhe ekonomisë”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Pas angazhimeve elektorale Rama ka marrë pjesë në ceremoninë martesore të një punonjësje të bashkisë për t’i dhënë urimet e rastit.   

Top Channel