Dodik: Nuk e tërheqim referendumin
29/04/2011 18:10
Presidenti Milorad Dodik ka deklaruar se Republika Serbe e Bosnjes do t’i përgjigjet bashkësisë ndërkombëtare nëse kjo e fundit i vendos sanksione për shkak të referendumit për gjykatën dhe prokurorinë në BeH.
Por, pas një takimi me zyrtarin e BE në Sarajevë Miroslav Lajcak, Dodik nuk ka saktësuar se në c’formë do të jetë përgjigjia.
Ndërsa duke komentuar kërkesat për tërheqjen e referendumit, Dodik është shprehur se, “Kuvendi i Republikës Serbe nuk është një klub gjuetarësh ku mund të merret një vendim i tillë”.
Top Channel