Bordi: PD tejkaloi minutazhin e spoteve, të ndërpriten

29/04/2011 23:30

Që prej tre ditësh në 9 televizione të ndryshme Partia Demokratike e ka tejkaluar kohën prej 90 minutash që i lejon Kodi Zgjedhor për spotet politike me pagesë përgjatë një muaji që zgjat fushata.

Me anë të një shkrese Bordi i Monitorimit të Medias i propozoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë ndërprerjen e reklamave të Partisë Demokratike.

Por për Prtinë Demokratike është e papranueshme që javën e fundit të fushatës të transmetohen vetëm reklama të Partisë Socialiste, e cila nuk e ka konsumuar tërë kohën e saj.

Mes debateve që zgjatën për më shumë se 2 orë, KQZ vendosi me shumicë që të rrëzojë propozimin e Bordit.

4 anëtarët në shumicë të KQZ pranuan arsyetimin e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, që koha e partive duhej llogaritur jo vec e vec, por në koalicion.

Sipas kësaj logjike, po të mblidhet koha e 23 partive që përbëjnë koalicionin e djathtë, kandidatëve të përbashkët të këtij koalicioni u mbetet ende kohë për reklamat e tyre.

Por ky është një standart i dyfishtë në raport me mbledhjen e shkuar. Kur u diskutua koha për edicionet e lajmeve, KQZ me shumicë vendosi ta ndajë kohën e kandidatëve nga koha e partive, në mënyrë që koha e kandidatëve për kryetarë bashkish apo komunash të mos kompensohej brenda kohës së partisë.

Megjithatë, në ratin e reklamave, ndonëse me një standart të dyfishtë, vendimi i KQZ shkon në interesin financiar të televizioneve. Televizionet do të vazhdojnë paguhen nga Partia Demokratike për reklamat e saj edhe javën që vjen.

Top Channel