SHBA, 18 viktima nga stuhitë

28/04/2011 03:40

18 të vdekur është bilanci i stuhive me erëra të forta dhe tornadove që kanë goditur disa shtete në Shtetet e Bashkuara.

Sipas autoriteteve amerikane, të gjitha viktimat janë regjistruar në Arkansas dhe Alabama, pjesa më e madhe e të cilave si pasojë e shembjeve të pemëve dhe të shtëpive.

Stuhitë dhe tornadot goditën Teksasin e më pas Xhorxhian dhe në rrugën e tyre parashikohet të godasin edhe Tenesen, Kentakin, Karolinën e Veriut dhe të Jugut.

11 persona gjetën vdekjen nga nga një stuhi që goditi shtetet jugore në fillim të kësaj jave.

Top Channel