Një shpërthim aksidental në piken e demontimit të municioneve të
ushtrisë në Pigas të Skraparit ka shkaktuar një të vdekur dhe tre të
plagosur. (UPDATE)
Viktima dhe te demtuarit jane punonjes të reparteve të demontimit. Viktima, Agim Mekollari, oficer i repartit, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të mara nga shpërthimi, ndërkohë që tre persona të tjerë kane ngelur të plagosur dhe u transportuan me urgjence me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tirane.
Ende nuk dihet se cilat kane qënë shkaqet e këtij shpërthimi. Drejt vendit të ngjarjes tashmë mësohet se po shkojnë ekspertë të ushtrisë dhe të policisë, të cilët do të hetojnë mbi shkaqet e këtij shpërthimi. Te plagosurit jane Jetmir Demaj 30 vjec, Ilir Kurti 27 vjec dhe Drini Tiko 28 vjec. Nje dite me pare nje tjeter incident ndodhi ne uzinen ushtarake te Policanit,ku nje 34-vjecare punonjese e repartit te demontimit u plagos rende ne dore.
Top Channel