Zgjidhet shefi i qeverisë tibetiane

27/04/2011 09:15

Eksperti ligjor Lobsang Sangai ka fituar me 55% të votave zgjedhjet për të udhëhequr qeverinë në mërgim të Tibetit.

Sangay do të marrë kështu rolin të cilin e la Dalai Lama, i cili gjithsesi do të qëndrojë lider shpirtëror i budistëve tibetianë.

Ky ndryshim përmbys 300 vite traditë gjatë të cilave lideri fetar ka qenë gjithmonë edhe udhëheqës qeverie.

Top Channel