Siri, dëshmi për vrasjet e kundërshtarëve të regjimit

27/04/2011 12:10

Nje prej aktivisteve kryesore te revoltave ne Siri ka treguar nepermjet
internetit faktet tronditese te dhunes ekstreme qe po zhvillohet ndaj
protestuesve. Te dhenat flasin per te pakten 500 te vdekur qelluar nga
forcat e sigurise.
 

“Njerëzit nuk e durojnë dot më këtë qeveri dhe nuk kanë ndër mend t’i ndalojnë protestat pavarësisht dhunës që po ushtrohet mbi ta”. Rami Nakhle është ndoshta blogeri me i njohur sirian i momentit.I kërkuar nga regjimi i Damaskut ai u detyrua të largohet dhe të fshihet në Bejrut, nga ku vazhdon përmes internetit luftën kundër sundimit të Bashar Al- Assad, duke ushqyer online dallgën e revolucionit.

Jep intervista, organizon revolta, numëron viktimat për t’ia përcjellë mediave botërore. Shërbimet sekrete e ndjekin edhe në Liban por ai siguron se është fshehur mirë. Ai thotë se situata në Siri, jo vetem qe nuk eshte permiresuar por është rënduar akoma më shumë.

Top Channel