Siri, 35 viktima në Dara

27/04/2011 03:50

Të paktën 35 të vdekur është bilanci i përleshjev të ditës së martë vetëm në qytetin e Daras në Siri.

Lajmi njoftohet nga organizatat siriane për të drejtat e njeriut të cilat saktësojnë se të gjitha viktimat janë protestues të paarmatosur të cilët u qëlluan nga policia dhe forca të tjera të sigurisë gjatë manifestimeve të ditës së djeshme.

Organizatat njoftuan gjithashtu se në Dara, e shndërruar në epiqendrën e protestave kundër presidentit Basha al Assad, është shkëputur uji i pijshëm dhe energjia elektrike për dy ditë me radhë.

Ndërkohë, rritet presioni ndërkombëtar. SHBA propozoi sanksione shtesë ndaj Sirisë dhe paralajmëroi qytetarët e saj të braktisin Sirinë dhe të tjerët që të evitojnë udhëtimet drejt saj, ndërsa Franca dhe Italia kërkojnë një pozicionim më të ashpër të BE-së ndaj Damaskut.

Top Channel