Sekui: Duhet të maturoni demokracinë

27/04/2011 13:20

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Etore Sekui tha se
Shqipëria ka ende për të hedhur hapa të rëndësishme për të përmbushur
të gjitha reformat. (UPDATE)

Edhe pak dite na ndajne nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale, ndaj zoti Sekui i ndal ne rendesine e jashtezakonshme te zhvillimit te  zgjedhjeve  te lira dhe te ndershme.

“Anëtarësimi ka të bëjë me maturimin e demokracisë cka për shqiptarët do të thotë t’i besojnë kapacitetit të shtetit për t’i mbrojtur, t’u garantojë të drejtën e pronës, kushtet e prosperitetit dhe zhvillim, të garantojë që vota e tyre do të numërohet. Anëtarësimi në BE do të thotë që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre në vendin e tyre dhe pastaj t’u bashkohen qytetarëve të tjerëve. Prandaj ne insistojmë tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek konsensusi dhe dialogu politik, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut. Heqja e vizave ishte një hap historik por të mos harrojmë që premtimi për demokracinë është më shumë se kaq’”, tha Sekui.
 
Keto deklarata u bene gjate zhvillimit te anketes mbi liberalizimin e vizave dhe impaktin qe ka patur ne levizjen e zones shengen. Ne studim ka rezultuar se 47 %  kane levizur per turizem, 17 % per arsye familjare dhe 12 % per punesim.

Top Channel