Piloti afgan sulmon ushtarët e NATO-s

27/04/2011 14:30

Tetë ushtarë të NATO-s kanë mbetur viktimë e përleshjeve që ndodhen në
aeroportin ushtarak të Kabulit mes një piloti afgan dhe ushtarëve të
huaj.

Bilanci i viktimave është konfirmuar nga zyrtarët e Aleancës Atlantike.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes pilotit dhe kolegëve të tij të huaj në bazën e aviacionit afgan.

Një zëdhënës i ministrisë, gjenerali Mohammad Zahir Azimi, deklaroi për Al Xhazirën se piloti 50-vjecar Ahmad Gul mbeti i vrarë gjithashtu. Ky është episodi i gjashtë i këtij lloji në një vit.

Top Channel