OKB, hetime në Libi

27/04/2011 12:25

OKB ka dërguar në Tripoli një ekip për të hetuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.

Përbërjen e tij e përcaktuar Këshilli i Sigurimit dhe qeveria libiane premtoi bashkëpunim për hetimet. Tre të dërguarit e OKB-së do të verfifikojnë të gjitha pretendimet për abuzime, përfshi këtu edhe ato që sipas njerëzve të Gedafit janë kryer nga rebelelët ose forcat e NATO-s.

Për cdo rast prioritar mbetet mandati origjinal ai i ekzaminimit të shkeljeve që mbajnë firmën e forcave të kolonelit.

Ka raporte të shumta për zhdukje personash, torturë dhe vrasje të kundërshtarëve të qeverisë. Në fund të shkurtit Komisioneria e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e Njeriut, Navi Pillay, pati deklaruar se ajo cfarë po ndodh në Libi mund të klasifikohet si krim kundër njerëzimit.

Top Channel