Netanyahu: Abbas të bëjë zgjedhjen e duhur

27/04/2011 20:55

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar presidentin palestinez Mahmud Abbas se nuk mund të bëjë paqe me Hamas dhe Izraelin njëkohësisht.

Reagimi i Netanyahu erdhi pas lajmit se Fatah dhe Hamas arritën një marrëveshje për krijimin e një qeverie të përkohshme dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

“Shpresoj që Autoriteti Palestinez do të bëjë zgjedhjen e duhur, që është paqja me Izraelin”, ka deklaruar kryeministri izraelit.

Hamas ka kryer sulme me bomba dhe raketa ndaj Izraelit për vite me radhë dhe refuzon të njohë të drejtën e tij për të ekzistuar.

Ndërkohë, lajmit për marrëveshjen Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën duke thënë se cdo qeveri palestineze e unitetit duhet të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë Izraelin.

Top Channel