Meksikë, vijojnë kërkimet në varret masive

27/04/2011 21:40

Policia meksikane ka zbuluar 21 trupa të tjerë të pajetë gjatë një kërkimi për varre masive në qytetin e Durangos, duke e cuar në 96 totalin e kufomave të gjetura në ditët e fundit.

Autoritetet deklarojnë se gërmimet do të vazhdojnë në zonat e dyshuara dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e zbulimit të trupave të tjerë.

Numri i kufomave të zhvarrosura në shtetin e Tamaulipas është ngjitur në 183 pas gjashtë kufomave të tjera të gjetura.

Durango dhe Tamaulipas kanë parë një rritje të nivelit të dhunes në betejën mes grupeve të drogës që kërkojnë të kontrollojnë rrugët e transportit.

Ekzistenca e varreve masive në Durango u zbulua më herët gjatë këtij muaji, kur katër trupa të pajetë u gjetën në një servis makinash.

Top Channel