Jordani, Mbreti urdhëron kryerjen e reformave

27/04/2011 02:00

Mbreti Abdullah II i Jordanisë njoftoi ngritjen e një komisioni që do të shqyrtojë ndryshimin e kushtetutës për demokratizimin e vendit.

Lëvizja e monarkut jordanez ka ardhur pas presionit popullor në rritje që kërkon ndryshime e reforma të thella ekonomike dhe politike në vend.

Abdullah II në përpjekje për të shmangur një skenar të ngjashëm me Sirinë, apo më keq akoma, me Libinë, i kërkoi ish-kryeministrit Ahmad Lauzi ngritjen e një komisioni me 10 specialistë që do të shqyrtojnë amendimin e kushtetutës.

Që prej 3 muajsh Jordania është përfshirë nga protesta popullore, të cilat gjithësesi kanë qenë paqësore dhe të pashqëruara nga viktima.

Top Channel