Jemen, zjarr ndaj protestuesve, 8 të vrarë

27/04/2011 18:40

Forcat e sigurisë në Jemen kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në kryeqytetin Sana, duke vrarë të paktën 8 prej tyre.

Lajmin e bëjnë të ditur dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, sipas të cilëve dhjetra persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat.

Ngjarja vjen një ditë pasi qeveria dhe opozita ranë dakord për të nënshtruar një marrëveshje, në bazë të të cilës presidenti Ali Abdullah Saleh do të tërhiqej brenda 30 ditëve.

Por shumë njerëz në mbarë Jemenin janë të indinjuar pasi marrëveshja në fjalë i jep presidentit imunitet.

Trupat e sigurisë dhe policë të veshur civilë hapën zjarr kur protestuesit u përpoqën të arrinin një zonë përtej rajonit të Sanës, ku janë ngritur prej disa javësh kampet e protestuesve.

Shumë nga viktimat dhe personat e plagosur kanë plagë në kokë dhe në trup, ka deklaruar një mjek për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

Mbi 130 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë dhe mbështetësit e presidentit Saleh në Jemen, që nga fillimi i protestave në janar.

Top Channel