Sulmi ukrainas me dronë rezulton shkatërrues, rafineria gjigante ruse detyrohet të pezullojë prodhimin
Janë të paktën 393 të vdekur në Siri që prej fillimit të manifestimeve kundër regjimit të presidentit, Bashar Assad.
Lajmin e ka bërë të ditur “Amnesty International”, duke theksuar se “reagimi i ashpër i qeverisë siriane ka arritur një kulm të ri të turpshëm me bombardimet e ushtrisë kundër ndërtesave civile në Deraa, në jug të vendit”.
“Duke përdorur artilerinë ndaj njerëzve të vetë, qeveria e Damaskut ka treguar synimin për të shtypur protestat praktikisht me çdo kusht, cilido qoftë çmimi në jetë njerëzore”, ka deklaruar Malcolm Smart, drejtori i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
“Assad duhet të ndalë dhunën, të tërheqë ushtrinë nga Deraa, të sigurojë fillimin e furnizmit me ujë dhe energji dhe të lejojë mbërritjen e ndihmave për viktimat e kësaj masakre të papranueshme”, thekson ai.
Top Channel