Sarkozy: Jo trupa tokësore në Libi

26/04/2011 16:10

“Nuk do të dërgojmë trupa tokësore në Libi sepse kemi një rregull që është ai i rezolutës së OKB-së që nuk parashikon një opsion të tillë”.

Kështu është shprehur presidenti francez Nicolas Sarkozy në një konferencë për shtyp në Romë në krahë të kryeministrit Silvio Berlusconi.

Kreu i Elizeut mbrojti zgjedhjen franceze për të filluar sulmet ajrore.

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, në Bengasi do të kishte mijëra ose dhjetra mijëra viktima”, theksoi ai.

Top Channel