Moska: Ok, Gay pride

26/04/2011 16:30

Bashkia e Moskës ka autorizuar për herë të parë një Gay Pride, të parashikuar për në fund të majit.

Vendimi është marrë në kundërshtim me mendimet e autoriteteve që kanë ndaluar deritani organizmin e manifestimeve për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve.

Lajmin e ka bërë të ditur organizatori i eventit, Nikolai Alexeiev.

“Pas 5 vite lufte kemi marrë nga bashkiaku autorizimin për të organizuar një Gay pride më 28 majin e ardhshëm”, është shprehur Alexeiev, i cili është edhe president i shoqatës “GayRussia”.

Top Channel