Podgorica zyrtare ka mbetur e indinjuar nga përmbajtja e enciklopedisë
serbe, e cila i konsideron malazezët popull serb dhe Duklën djepin e
Serbisë.
Kryetari i Parlamentit malazez, Ranko Krivokapic ka deklaruar se publikimi i kësaj enciklopedie është vazhdimi i politikës serbe të spastrimit etnik.
“Bëhet fjalë për një agresion të përhershëm dhe përpjekje për spastrimin etnik të malazezëve, me qëllim fshirjen e tyre si popull”, ka deklaruar Krivokapic.
Ai ka theksuar se kjo enciklopedi vë në rrezik stabilitetin e ballkanit dhe ka kërkuar nga qeveria malazeze që të reagojë me dinjitet dhe me forcën e ligjit.
Rasti në fjalë është i ngjashëm me atë të enciklopedisë maqedonase, që i konsideron shqiptarët si fise barbare që janë shtrirë në Ballkan me anë të dhunës.
Top Channel